126 raste aktive me COVID-19
Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 126 raste.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e kaluara janë shëruar shtatë qytetarë nga koronavirusi duke e quar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105,582 persona.
Po ashtu nuk është shënuar asnjë i vdekur, ndërsa janë shfaqur vetëm 19 raste të reja.