100 tërmete brenda ditës, grekët shtojnë sizmiografët dhe presin goditjen e fortë
Mediat bëjnë me dije se Instituti i Sizmiologjisë ka shtuar numrin e sizmiografëve në zonë pasi epiqendra e tërmeteve duket të jetë vetë qyteti i Thivas, gjë që ka alarmuar autoritet si edhe banorët.
Tërmetet në fjalë, edhe pse në dukje të vegjël, janë problematikë pasi thyerja ndodh në një thellësi tepër të vogël prej 3 deri në 6 kilometrash duke bërë që lëkundja të ndjehet e fortë në sipërfaqe.
“Fillimisht ndjehet një zhurmë nën tokë dhe më pas lëkundet gjithçka”, shprehen banorët, ndërsa autoritetet i tremben një goditjeje më të fortë, nisur edhe nga shtimi i beftë i tërmeteve në këtë zonë gjatë muajve të fundit. Sizmiologët i tremben një goditjeje me forcë 6 të shkallës Rihter, e cila ka ndodhur edhe më parë në këtë zonë.