Rikthehet i nxehti përvëlues në Itali, SHBA e Kanada
Nga nesër, Italia pret rikthimin e anticiklonit afrikan që do t`i bëjë temperaturat në jug të shkojnë sërish në 40 gradë, e ato në veri, të kapërcejnë 37 gradët.
Por meteorologët paralajmërojnë se përplasja e masave ajrore mund të shkaktojë stuhi breshëri e shtrëngata të fuqishme. Moti i keq mund të godasë rajonet perëndimore alpine e të enjten të zhvendoset edhe në Milano e Torino.
Një tjetër valë nxehti pritet të përfshijë sakaq disa zona edhe të Shteteve të Bashkuara e Kanadasë.
Javën që shkoi, qyteza e vogël kanadeze Lytton theu për tre ditë rresht rekordin e nxehtësisë në vend, kur shënoi 49,6 gradë Celsius. Disa ditë më vonë, ajo u dogj në pjesë të madhe nga themelet teksa zjarret e fuqishme pyjore rreth e qark bënë që zona të mbulohej nga shtëllunga gjigante tymi.
Tani, jugperëndimi i Kanadasë dhe rajonet perëndimore të Shteteve të Bashkuara përgatiten për një tjetër valë përvëluese të nxehti, që mund t`i sfidojë sërish rekordet e t’i çojë në 54 gradë Celsius temperaturat në Death Valley të Kalifornisë