Ushtaret ukrainase do të marshojnë me take, ushtria s’e ndryshon vendimin
Edhe pse pati pakënaqësi ndaj këtij vendimi, ushtria e Ukrainës nuk e tërheq masën që t’i detyrojë ushtaret për të marshuar në take.
Pas marrjes së vendimit, pati edhe shumë reagime nga aktivistë dhe zyrtarë nga Ukraina dhe Evropa, shkruan CNN.
“Sot për herë të parë ne do të mbajmë trajnime me take të larta”, thotë Ivanna Medvid, e cila është kadete në Institutin Ushtarak të Kievit. “Do të jetë më e vështirë për ne, por do të tentojmë”, shtoi ajo.
Rreth 57.000 gra shërbejnë në forcat e armatosura të Ukrainës, shtet i cili po punon drejt zhvillimit të ushtrisë sipas standardeve të NATO-s.
Ministria e Mbrojtjes i u është përgjigjur kritikave duke postuar fotografi në rrjete sociale ku shihen edhe ushtaret të vendeve të tjera, anëtare të NATO-s, që mbathin take kur marshojnë.