4 kisha katolike digjen në Kanada
Dy kisha katolike janë djegur në një pjesë të Kanadasë gjatë ditës së hënë, ndërsa gjatë ditës së sotme janë djegur edhe dy kisha të tjera në pjesën e Kanadasë perëndimore.
Zjarret në Kishën e Shën Annit dhe Kishën Chopaka filluan brenda një ore nga njëra-tjetra në British Columbia.
Sipas njoftimit të zyrtarëve policor dy ndërtesat e kishës ishin shkatërruar plotësisht, ndërsa zjarret po i trajtojnë si të dyshimta.
Të dy kishat katolike që u dogjën të hënën në provincë u shkatërruan plotësisht nga zjarri, ndërsa kjo ngjarje ndodhi në Ditën Kombëtare të Popullit Vendas, raporton BBC.
“Hetimet mbi zjarret e mëparshme dhe këto dy zjarre të reja janë duke vazhduar pa arrestime ose akuza”, tha një zyrtar policor kanadez.
Mbetet e paqartë dhe e dyshimtë djega e këtyre kishave vetëm pak ditë pasi qindra varre masive u zbuluan në vendet e ish-shkollave rezidenciale të Kanadasë, madje disa thonë se këto dëme po shkaktohen qëllimisht.