Cila është mosha e vërtetë e Hasbulla Magomedov dhe pse po e shihni kudo
Ndoshta emri Hasbulla Magomedov nuk ju kujton asgjë, por me siguri e keni parë të paktë njëherë në rrjete sociale fytyrën e tij. Hasbulla është një bloger nga Dagestan, Rusi dhe gjithmonë ka patur shumë ndjekës në rrjete sociale, por një video virale e një sherri e bëri atë super të famshëm në internet brenda natës.
Ai u bë i famshëm nga videot ku bën sikur po lufton fëmijët të vegjël ose me të rritur me të njëjtën gjendje si ai. Madomedov madje ka tërhequr edhe vëmendjen e Kanye West, ndër personazhe të tjerë të famshëm.
A është Hasbulla një fëmijë?
Jo. Ai është 18 vjeç, por për shkak të gjendjes së tij, shumë njerëz mendojnë se është fëmijë. Edhe pse kjo nuk është e konfirmuar, raportohet se Hasbulla ka Growth Hormone Deficiency (GHD) – Mangësi të Hormonit të Rritjes, e njohur më shpesh si “nanizëm”. GHD ju jep njerëzve një rritje më të ngadaltë, një pamje dhe zë fëmijë. 18-vjeçari është 1 metër i gjatë dhe peshon rreth 16 kilogramë (sipas Sportskeeda).
Kundërshtari i tij i fundit, Adbu Roziq besohet të ketë të njëjtën gjendje.
Cila është mosha e vërtetë e Hasbulla Magomedov dhe pse po e
Llojet e nanizmit
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit (NHS) në SHBA, nanizmi ka dy karakteristika kryesore:
Shtatshkurtër proporcionale (PSS) – një mungesë e përgjithshme e rritjes në trup, duar dhe këmbë.
Shtatshkurtër joproporcional (DSS) – Gjendja ku krahët dhe këmbët janë veçanërisht të shkurtër. Kjo formë e nanizmit është më e lehtë për t’u zbuluar në lindje, ndërsa PSS mund të mos bëhet e dukshme deri në fëmijërinë e hershme, kur dikush nuk po rritet aq shpejt sa duhet.
Ka deri në 400 gjendje mjekësore të cilat mund të shkaktojnë secilën nga këto dy forma të nanizmit.
NHS shpjegon se, ndërsa disa njerëz me nanizëm mund të kenë probleme të tjera fizike, të tilla si këmbët e përkulura ose një shtyllë kurrizore e lakuar shumë ata nuk kanë ndonjë problem tjetër serioz. Njerëzit me rritje të kufizuar, mund të bëjnë një jetë relativisht normale, me një jetëgjatësi normale.