Polici dënohet për vrasjen e George Floyd, ia japin 22 vite burg
Derek Chauvin, ish-oficeri i policisë që vrau George Floyd në Minneapolis vitin e kaluar, u dënua të premten me 22 vjet e gjysmë burg.
Chauvin, me një kostum gri të hapur, kravatë dhe këmishë të bardhë, foli pak para dënimit të tij, duke ofruar “ngushëllimet e tij familjes së Floyd”, raporton CNN
Chauvin, 45 vjeç, u dënua në prill nën akuzat për vrasje të paqëllimshme të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë
I dënuari për vrasje, duke u përballur me një qëndrim të gjatë në burg, i dha ngushëllimet familjes së George Floyd të premten në seancën e dënimit të ish-oficerit të policisë.
Vdekja e Floyd nisi protestat masive në të gjithë globin, si dhe incidentet e plaçkitjes dhe trazirave.