Bashkëpunim konstruktiv mes KEDS e komunës së Gjilanit
Drejtori i Divizionit të Rrjetit në KEDS, Alpin Dogan dhe zyrtari Avni Alidemaj, pritën sot në takim kryetarin e komunës së Gjilanit, Lufti Haziri, me ekipin e tij, ku u diskutua për punimet e këtij viti dhe projektet e vitit të ardhshëm për këtë komunë.
Zyrtarët komunal të Gjilanit u interesuan lidhur me disa projekte më emergjente që do implementojë KEDS në bashkëpunim të ngushtë me komunën.
- Dogan u zotua se që nga java që vjen do të inspektojnë punimet afër stadiumit e qytetit për të instaluar rrjetin nëntokësor dhe dislokimin e shtyllave në këtë pjesë. Në takim gjithashtu u diskutua edhe për kyçjen e një stadium ndihmës dhe dislokimin e rrjetit 35 kV në qytet.
Komuna ofroi një bashkëpunim për të gjithë këto kërkesa dhe ndihmë për kryerjen e shumë punimeve sipas nevojës.
Kryetari Haziri në fund falënderoi KEDS-in për investimet që ka bërë në Gjilan.
“Jam i kënaqur me investimet e KEDS-it. Shtrirja e rrjetit nëntokësor dhe dislokimi i shtyllave është mjaft e rëndësishme për ne. KEDS ka qenë gjithmonë në gatishmëri për të gjitha kërkesat tona”, theksoi Haziri.
Bashkëpunimi me komunat është i rëndësishëm për KEDS dhe bëhet për të qenë sa më afër çdo konsumatori në çdo vendbanim të Kosovës.