KEDS në terren për t’i sanuar avaritë e shkaktuara nga moti i ligë
KEDS mobilizon dhjetëra ekipe për të sanuar avaritë e shkaktuara si pasojë e motit të ligë
Pasditja e së Hënës u përcoll me ndryshime të shpejta atmosferike, ku reshjet e vazhdueshme të shiut të përcjella me erëra të fuqishme, shkaktuan avari edhe në rrjetin elektrik.
Zonat më të prekura janë: Lipjani, Ferizaji dhe një pjesë e Pejës.
KEDS ka angazhuar menjëherë dhjetëra ekipe të cilat kanë dalur në terren dhe po punojnë që sa më parë të rikthejnë furnizimin me energji në zonat e afektuara.
KEDS u bën apel konsumatorëve që në rast se shohin ndonjë avari në rrjet, asesi të mos afrohen por të telefonojnë Qendrën e Thirrjes në 080079100.