KEDS nis javën e projekteve investive
KEDS njofton për fillimin e javës së re për projektet që kanë për qëllim investime në mënyrë që të ketë shërbime sa më kualitative në lagjet e Kosovës.
Punimet po zhvillohen në Prishtinë, Drenas, Pejë dhe Rahovec.
Postimi i plotë:
Javën po e fillojmë me projekte investive të cilat janë afër finalizimit. Përmes këtyre projekteve do të mundësohet që konsumatorët tanë të përfitojnë shërbime dukshëm më kualitative.
Për tu informuar më në detaje rreth këtyre punimeve dhe ato që pritet të zhvillohen ditëve në vijim, vizitoni www.keds-energy.com apo shkarkoni aplikacionin E-Kesco në telefonin tuaj.