Bideni pritet të përplaset me priftërinjtë shkaku i aborteve
Priftërinjtë katolikë janë në rrugë për t’u përplasur me presidentin amerikan, Joe Biden, pas votimit të një dokumenti që mund të bëjë thirrje që atij t’i ndalohet që të jetë pjesë e Bashkësisë së Shenjtë.
Konferenca e Priftërinjve Katolikë të ShBA-së pati përplasje në internet nëse duhet të hartojë një dokument rreth politikanëve që e përkrahin abortin, shkruan BBC.
Pas debatit të së enjtes, Allen Vigneron nga kjo konferencë do të çonte në “armatimin” e Bashkësisë së Shenjtë.
Megjithatë, Luam Cary, prift në Baker të Oregonit, tha se Kisha është në situatë të pashembullt, sepse një president katolik po del në kundërshtim të mësimeve të Kishës.
Ndonëse dokumenti do të jetë një formë e politikës në nivel kombëtar, ai nuk do të jetë i obligueshëm. Secili prift do të ketë të drejtë të vendosë se kujt duhet t’i ndalohet pjesëmarrja në meshë.
Çështja kundërthënëse nëse politikanët që e përkrahin aborit duhet të lejohen në mesha është bërë aktuale pas zgjedhjes së Bidenit president.
Ndryshe, Joe Biden është presidenti i dytë katolik i Shteteve të Bashkuara, pas John Kennedyt.