Biden shkoi me “bishën” në takim me Putinin
Presidenti rus Vladimir Putin shkoi në takimin me presidentin amerikan Joe Biden, në Gjenevë, me një limuzinë të zezë të blinduar, që kushton rreth 250 mijë dollarë, e cila është sjellë posaçërisht nga Moska.
Por, me çfarë veture udhëtoi homologu i shtetit tjetër më të fuqishëm në botë?
Joe Biden ka udhëtuar drejt vilës ku është takuar me presidentin rus me limuzinën e tij që ndryshe njihet si “Bisha”.
Kjo limuzinë thuhet se mund të lëshojë granata me gaz lotsjellës, ka kamera speciale për natën dhe një telefon satelitor të integruar.
Kabina e pasagjerëve është e mbyllur dhe gomat janë të përforcuara ashtu që vetura mund të lëvizë edhe me goma të shfryra.
Here’s President Biden’s motorcade passing right below our camera position in Geneva on his way to meet with Vladimir Putin of Russia. pic.twitter.com/8CydQBAU54
— Eamon Javers (@EamonJavers) June 16, 2021