Nis takimi, shtrëngojnë duart Biden dhe Putin
Ka filluar takimi mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin në Gjenevë të Zvicrës.
Ata janë parë tek shtrëngojnë duart në vilën që do të zhvillohet takimi mes dy presidentëve.
Pritet që Bideni dhe Putini të zhvillojnë diskutime që mund të zgjasin deri në pesë orë. Gjatë takimit pritet të bisedohet për shumë tema, përfshirë stabilitetin e armëve bërthamore, ndryshimet klimatike dhe sulmet kibernetike.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë po qëndron në Zvicër pasi fillimisht e vizitoi Britaninë e Madhe, ku mori pjesë në punimet e samitit të Grupit G7, ndërsa më pas e vizitoi Brukselin për t’u takuar me liderët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.