“Villa La Grange” vendi ku do takohen Biden dhe Putin dhe historia që mbart
Presidentët Biden dhe Putin takohen ditën e sotme në një kohë kur mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme mbeten të pakta.
Të dyja palët kanë thënë se takimi në vilën piktoreske buzë liqenit në Gjenevë do të sjellë marrëdhënie më të stabilizuara, megjithëse të dyja palët u përmbahen qëndrimeve diametralisht të kundërta për pika fërkimi si ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, sulmet kibernetike dhe agresioni rus në Ukrainë.
Vendi pritës do të jetë Villa La Grange në Liqenin e Gjenevës dhe është ndërtuar në Shekullin 18. Në këtë vilë është siguruar takimi për Konventën e parë të Gjenevës.
Në vitin 1969, Papa Paul VI iu drejtua dhjetëra mijëra njerëzve para vilës me një thirrje për “paqebërës bujarë”.
Gjeneva ka pritur samitet presidenciale SHBA-Rusi më parë. Dwight D Eisenhower u takua me udhëheqësin Sovjetik Nikita Hrushov në 1955, ndërsa në 1985 Ronald Reagan u takua me Mikhail Gorbachev.
Villa La Grange u përdor si një rezidencë verore përpara se t’i dorëzohej Qytetit të Gjenevës në 1917.
Në majë të një kopshti trëndafilash, pemë 200-vjeçare, një portokalli Villa ka një bibliotekë që strehon 15,000 libra.