Zjarrfikësit e Zagrebit bëhen përsëri hit në internet
Zjarrfikësit e Zagrebit të Kroacisë përsëri kanë regjistruar një video të fansave që po përhapet shumë shpejt në internet.
Sipas mediave kroate, në prag të ndeshjes Angli-Kroaci, ata e postuan atë në profilin e tyre zyrtar në Facebook.
“Ne jemi gati për ndërhyrje: zjarr, shpëtim nga një lartësi, aksidente ose shpëtim në ujë. 365 ditë në shërbim të Zagrebit”.
Por veç këtyre, ata kanë shtuar edhe diçka tjetër.
“Të gatshëm edhe për lojën”, thuhet në përshkrimin përkrah videos në të cilën ata demonstrojnë pajisje të ndryshme profesionale, dhe më pas bluza dhe fanella të tifozëve.
Pamjet thuhet se janë shikuar më shumë se 75,000 herë brenda vetëm disa orësh, duke grumbulluar mbi katër mijë pëlqime dhe mbi 160 komente.
Kujtojmë se tre vjet më parë, gjatë Kupës së Botës në Rusi, zjarrfikësit e Zagrebit regjistruan gjithashtu një video që menjëherë u bë hit, transmeton telegrafi.
Ata po ndiqnin një ndeshje futbolli të Kroacisë dhe në shenjën e parë të alarmit, ata u “hodhën” në uniformat e tyre pa hezitim dhe shkuan për të ndërhyrë.