Xherdan Shaqiri krenar me statistikat e tij me Zvicrën
Në barazimin e djeshëm të Zvicrës 1:1 me Uellsin, Xherdan Shaqiri ka asistuar në golin e “helvetikëve”.
Kështu, Shaqiri e dëshmoi veten si një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Zvicrës.
Prej vitit 2014, Shaqiri ka shënuar ose asistuar në gjysmën e golave të Zvicrës në Kampionatet Botërore ose Evropiane.
Në 16 golat e shënuar të Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka shënuar pesë dhe ka asistuar në tre të tjerë.
Lidhur me këtë statistikë, ai shkroi në profilin e tij zyrtar se ndihet krenar.