Policia italiane arreston një person të dyshuar për vdekjen 39 emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar
Policia në Itali ka arrestuar një burrë në lidhje me hetimin për vdekjen e 39 emigrantëve Vietnamezë në Mbretërinë e Bashkuar.
Autoritetet njoftojnë se bëhet fjalë për 28-vjeçarin, Dragos Damian, i cili u kap nga autoritetet italiane të enjten, pasi ndaj të njëjtit kishte urdhërarresti ndërkombëtar.
Sipas policisë, Damian po akuzohet për komplot për t’i ndihmuar emigracionit të paligjshëm dhe për të inkurajuar ose ndihmuar asistimin e një vepre penale.
Deri më tani, katër persona janë burgosur lidhur me këtë ngjarje, shkruan Euronews.
Me 23 tetor të vitit 2019, 39 kufoma u gjetën brenda një frigoriferi të një kamioni në qytetin Grays të Londrës, ku në mesin e viktimave ishin 10 adoleshentë.