Disa gjëra interesante për dimrin
Dimri astronomik që të gjithë e njohim si dimër përcaktohet nga pozicioni i tokës përreth diellit dhe varion që nga solstici i dimrit deri në ekuinoksin e pranverës.
Solstici i dimrit shënon momentin kur dielli kalon direkt mbi ekuator.
Në hemisferën e veriut deri në 21 dhjetor dhe në atë të jugut deri në 21 qershor. Në momentin e solsticit të dimrit poli korrespondues përkulet deri në 23,5 gradë nga dielli. Në këtë ditë hemisfera e veriut,
Poli i veriut, është më larg nga ylli ynë, ndërsa në hemisferën e jugut që ka verë është më afër. Dimri meteorologjik fillon më parë dhe zgjat 3 muaj që nga dhjetori deri në mars dhe bazohet në temperaturën vjetore dhe kalendarin sipas rrotullimit të tokës përreth diellit.
Hipotermia
Hipotermia prodhohet kur temperatura e trupit bie poshtë 35 gradë celcius. Temperaturat e ulëta dhe ndjesia termike bëjnë që temperatura e trupit të një personi të bjerë në pak minuta. Këto temperatura shkaktojnë ngrirje të lëkurës dhe të indeve. Kjo është arsyeja se pse e mbulojmë të gjithë lëkurën dhe e mbajmë të thatë.
Toka më afër diellit në dimër
Në hemisferën e veriut toka është më afër diellit gjatë dimrit. Aty nga 3 janari toka arrin në perihelion dhe gjendet 5 milionë km më afër diellit sesa në afelion.
Kur është më larg diellit? Aty nga data 5 korrik. Fakti se toka lëviz me 1 km në sekondë më shpejt në perihelion sesa në afelion bën që dimri të jetë më i shkurtër sesa vera.
Sa ujë ka në dëborë?
Sasia e ujit që gjendet në dëborë varion dhe varet se si është formuar dëbora, por mesatarisht 12 cm dëborë përmbajnë 1 cm ujë.
Rekorde dëbore. Në qytetin e Aomorit në Japoni bien më shumë reshje dëbore se çdo në qytet tjetër në planet.
Cionofobia është frika nga dëbora sidomos kur të ka bllokuar. Termi vjen nga greqishtja chion dhe phobos që do të thotë dëborë dhe frikë. Është një nga fobitë më kurioze që ekziston. Këta persona që vuajnë nga kjo frikë e ndiejnë shumë më parë se të fillojë dhe shohin motin vazhdimisht që të mund të dinë se kur do të bjerë dëborë. Vjen si pasojë e një traume që ka të bëjë me prezencën e dëborës./FaktePlus