Franca arreston dy persona për një shuplakë ndaj Macronit
Mediet franceze kanë raportuar se policia ka arrestuar dy persona pas incidentit me presidentin Emmanuel Macron, i cili u godit lehtë me shuplakë në fytyrë nga një burrë të cilit iu afrua për ta përshëndetur.
Në kohën kur burri e goditi presidentin francez, u dëgjuan fjalët “Poshtë Makronizmi”, shkruan BBC.
Incidentin e dënoi menjëherë kryeministri francez, Jean Castez, i cili tha se ndonëse demokracia nënkupton debat dhe mosmarrëveshje legjitime, ajo kurrë nuk duhet të nënkuptojë dhunë, agresion verbal apo edhe më pak sulm fizik.
Macron është duke realizuar një udhëtim nëpër Francë dhe në kohën e incidentit ndodhej në jug të vendit.