Ish-prifti pedofil humb apelin e gjykatës australiane, pritet t’i merret nënshtetësia
Një ish-prift katolik pedofil 86-vjeçar i është afruar një hap më afër dëbimit nga Irlanda pasi gjykata la në fuqi një vendim për heqjen e tij të shtetësisë australiane.
Ai u dënua në shtetin New South Wales në 2013 pasi akuzohej për abuzim seksual të tre vajzave midis 1961 dhe 1987.
Finian Egan ka qenë duke luftuar një betejë pesë-vjeçare ligjore kundër vendimit të ish-Ministrit të Brendshëm Peter Dutton për të anuluar shtetësinë e tij për shkak të të dhënave kriminale të priftit.
Egan të premten humbi një apel të Gjykatës Federale kundër vendimit të gjykatës së dytë. Opsioni i tij i fundit për ankesë është Gjykata e Lartë.
Australia nuk mund ta anulojë shtetësinë nëse do të linte dikë pa shtetësi. Ligji irlandez thotë se njerëzit duhet të jenë shtetas të vendeve të tjera para se të mos jenë më shtetas irlandezë.
Një nga viktimat e Egan ka bërë thirrje që Egan të deportohet për të mbrojtur fëmijët australianë.
Egan ishte 79 vjeç kur u dënua me tetë vjet burg.