Erërat e larta, mobilizohet KEDS
Ekipet e KEDS janë shpërndarë në terren dhe po punojnë maksimalisht në sanimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i ligë.
Dhjetëra ekipe të terrenit janë mobilizuar gjithandej vendit për të intervenuar aty ku shfaqet nevoja.
KEDS apelon konsumatorët që në rast se shihet ndonjë avari në rrjet, asesi mos t’i afroheni por menjeherë të telefonohet Qendra e Thirrjeve në 0800 791 00.