Albin Kurti e përshkruan Goran Rakiqin me një fjali
Kryeministri Albin Kurti ia ka bërë një profil të mirë ministrit serb në Qeverinë e tij, Goran Rakiq.
Pasi prezantoi para deputetëve programin qeveritar për 4 vitet e mandatit të tij në krye të shtetit, Kurti tha se “dëshiroj t’ua bëjë me nga një fjali profilin e secilit prej ministrave”.
“Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, një shoqëri multietnike që ofron mundësi për të gjithë”, tha Kurti, kur i erdhi rendi për ta përshkruar ministrin nga Lista Serbe.
Kryeministri tha se “secili funksion formal i ministrave e merr këtë epitet përmbajtësor”.
Para prezantimit të programit të Qeverisë, Kurti tha se “kemi bërë shumë punë”, duke folur për 55 ditët e para të tij në krye të shtetit.