Gjendja me Covid-19 në Kosovë: 6 mijë e 758 raste aktive
Nga marsi i vitit të kaluar, deri të shtunën e 8 majit, në Kosovë janë konfirmuar 106 mijë e 345 raste me koronvirus, janë shëruar 97 mijë e 384 persona, n dërkaq kanë vdekur 2 mijë e 203.
Në përditësmin e fundit të të dhënave me koronavirus nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është bërë e ditur se janë konfirmuar edhe 153 raste pozitive me koronavirus.
Sipas institutit, brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga komuna e Mitrovicës (47 vjeç).
“Numri total i rasteve pozitive është 106.345 raste nga 552.070 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.203 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 327 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.384 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.758. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 29 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 6 raste, Skenderaj 6 raste, Pejë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kaçanik, Mamushë dhe Novobërdë”, thuhet në njoftim.