Gjoshi Kurtit: Në Hagë po gjykohet pikërisht shteti i Kosovës
Zyrtari i PDK-së Betim Gjoshi ka kritikuar kryeministrin Kurti në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.
Gjoshi ka reaguar për deklaratat e Kurtit ku ky i fundit tha se Qeveria nuk mund të kërkoj garanci për ish kreret e UÇK-së të cilët po qëndrojnë në Hagë.
Zyrtari i PDK-së tha se kryeministri Kurti po punon kundër shtetit të Kosovës.
Reagimi i plotë
Jo kryeministër, ti je gabim!
Në Hagë po gjykohet pikërisht shteti i Kosovës.
Në Hagë po gjykohet lufta e drejtë për lirinë e Kosovës.
Në Hagë po gjykohet e drejta e shqiptarëve të Kosovës për shtet të pavarur.
Në Hagë po gjykohet edhe ndihma e botës demokratike për të ndaluar Serbinë gjenocidale.
Përmes kësaj deklarate, ti kryeministër po ik nga obligimi shtetëror për të mbrojtur luftën e popullit tënd për liri dhe pavarësi.
Ti po ik nga mbrojtja e themeluesve të shtetit të Kosovës sepse edhe ti e din se pa UÇK-në askush prej nesh nuk do të jetonte sot në Republikën e Kosovës, por me shumë gjasë do të ishte akoma refugjatë në ndonjë shtet të rajonit ose më larg.
Mos e luaj qëllimisht të paditurin.
Braktise betejën që ke nisur me Vjosa Osmanin & Co kundër shtetit të Kosovës dhe kundër UÇK-së.