Ministri Çeku për rrahjen në ndeshjen Ponte-Peja: Veprimet anti sportive do të marrin përgjigjen e merituar
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas rrahjes që ndodhi sot në ndeshjen Ponte Prizreni-Peja, duke thënë se sulmet fizike, fyerjet dhe veprimet tjera anti sportive do të marrin përgjigjen e merituar.
“Shqetësuese janë ngjarjet nga takimi i sontëm basketbollistik mes KB Ponte dhe KB Peja në Prizren, i ndërprerë me vendim të gjyqtarëve. Por, nuk do të kalojnë pa adresim të përgjegjësisë dhe marrje të masave”.
Tutje, minstri Çeku ka bërë të ditur se për nesër ka ftuar në takim Federatën e Basketbollit të Kosovës, ndërsa të enjtën sipas tij do ta ftojnë në takim Këshillin kombëtar për parandalimin e dhunës dhe dukurive negative në sport.
“Jemi duke i grumbulluar të gjitha informatat për incidentin. Ndërkohë presim edhe raportin e Policisë së Kosovës për rastin”, ka shkruar Çeku në llogarinë e tij në Facebook.