Izraeli në ditë zie pas incidentit që ndodhi në festivalin në malin Meron
Izraeli është duke mbajtur ditë zie këtë të diel, pas një incidenti që kishte ndodhur në festivalin fetar në malin Meron në jug të vendit.
Në festivalin Lag B’Omer të vdekur kanë mbetur 45 persona si dhe u lënduan 150 të tjerë, diku rreth 100 mijë hebrenj ishin të pranishëm atje, të premten e kësaj jave.
Të gjitha viktimat deri tani janë identifikuar, 12 nga ata janë adoleshentë në mesin e tyre ka edhe fëmijë.
Flamujt në të gjitha ndërtesat publike janë ulur në gjysmë shtizë, koncertet dhe ngjarjet sportive janë shtyrë për t’u mbajtur në data të tjera.
Shumica e të vdekurve janë varrosur gjatë ditës së djeshme, shkruan BBC,