Identifikohen 32 trupa të viktimave në festivalin e Izraelit
Trupat e 32 personave të vrarë, në festivalin fetar në malin Meron në Izraelin jugor, janë identifikuar.
Të paktën 45 njerëz kanë vdekur në festivalin Lag B’Omer, ata u shkelën nga pjesëmarrësit derisa po kalonin nëpër një tunel, derisa edhe rreth 150 të tjerë u lënduan gjatë përpjekjeve për të dalë jashtë.
Procesi i identifikimit të trupave të pajetë ishte ndaluar të premten dhe do të vazhdojë të shtunën në mbrëmje. Deri më tani, 22 trupa janë lëshuar për varrim.
Disa viktima besohet të jenë shtetas të huaj, përfshirë disa shtetas të SHBA, shkruan BBC.