Latifi: Fjalori Enciklopedik ngjason në listat e fryera të veteranëve
Profesori dhe intelektuali Blerim Latifi, fjalorin enciklopedik të Kosovës me kryeredaktor Mehmet Krajën, e ka krahasuar me listën e veteranëve të UÇK-së.
Latifi ka dalur kundër këtij fjalori kështu duke numëruar edhe arsyet pse është kundër.
Ai në një shkrim të tij, i është kundërpërgjigjur kryeredaktorit të këtij fjalori, Mehmet Krasjës ku ky i fundit e quajti hipkrit në kritikën e tij kushtuar fjalorit.
“Qysh nga dita e daljes në shitje të Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, në mediat online, ka pasur një debat të madh rreth këtij fjalori. I nxitur prej këtij debati, ditë më parë, publikova pikëpamjen time për të. Mehmet Kraja, kryeredaktori i Fjalorit, e që tash po del të jetë edhe mastermind-i i tij, ka bërë një reagim ndaj shkrimit tim të botuar në gazetaexpress.com, me titull “Kotësia e kushtueshme””, shkruan Latifi.
“Tezave të mia, për kotësinë e Fjalorit të printuar enciklopedik të Kosovës, Kraja u përgjigjet me tezën për hipokrizinë time, e cila, sipas tij, e bën të paqëndrueshëm dhe të pabesueshëm pikëpamjen time mbi vlerën e Fjalorit. Dhe, cila na qenka kjo hipokrizi e imja, të cilën Kraja ma përplas fytyrës? Pse unë dal kundër botimit të printuar të një Fjalori Enciklopedik të Kosovës nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, derisa dy vite më parë, kam botuar një libër timin në edicionet e printuara të Akademisë”, ka shkruar Latifi.
Latifi tutje ka numëruar edhe arsyet pse është kundër. Ai thotë se akuza e Krajës është për hipokritizi do të kishte kuptim vetëm në rast se ai do të shprehte pikëpamjen se Akademia duhet të ndaloj së botuari libra në formën e printuar. Së dyti Latifi thotë se Kraja, si akademik, shkrimtar dhe publicist veteran që është, do duhej ta merrte parasysh se ka një dallim të madh mes një libri që trajton një çështje të caktuar dhe një enciklopedie e cila pretendon të na flas për të gjitha çështjet.
Lexo edhe: “Fjalori Enciklopedik Familjar” i Mehmet Krajës”
Dhe së treti ai thotë se “Për publikun duhet të sqaroj një fakt: ideja dhe iniciativa për botimin e studimit tim në edicionet e Akademisë është kryekëput e profesor Muhamedin Kullashit, cili e ka bërë recensionin e studimit dhe ka shkruar një parathënie për të. Në asnjë rast të vetëm profesor Kullashi nuk më ka treguar se kush ka qenë pro e kush kundër botimit të librit tim nga ASHAK-u. Tani Kraja po tregon se ai ka qenë kundër. Nuk prish punë. Nuk do të ishte ndonjë gjë edhe sikur kundërshtimi i tij të fitonte dhe libri im të mos botohej nga Akademia. Do të botohej diku tjetër gjithsesi. Mbase edhe në versionin digjital, në të cilin me siguri”.
Tutje Latifi thekson se fjalori i Krajës është një ekuivalent me listat e fryera të veteranëve
“Në këtë pikëpamje, Fjalori i Krajës është një ekuivalent akademik i Listave të fryra të veteranëve të UÇK-së. Në këtë mes pyetja që shtrohet është : Çfarë të bëjmë? Kjo është pyetja e famshme të cilin Lenini e vodhi nga Chernyshevsky. Sigurisht në këtë pyetje nuk duhet të përgjigjemi në formën me të cilën u përgjegj vetë Lenini, sepse komunistët e kanë një defekt themelor i cili tërë kohën ua prish planet dhe ëndrrat : komunistët pyetjet i kanë të mira, përgjigjet i kanë katastrofave”, shkruan Latifi.
Madje ai thotë se do të ishte mirë që komandantët të mblidhen dhe të mshtruesit t;i largojnë ndërsa akademikët t’i lënë kotësirat e kushtueshme.
“Përgjegjia e vetme racionale, në rastet për të cilat po flasim, është që komandantët të mblidhen dhe mashtruesit ti largojnë nga listat e luftëtarëve të UÇK-së, ndërsa akademikët ti lënë kotësirat e kushtueshme dhe t’u kthehen studimeve që përnjëmend meritojnë të quhen akademike e shkencore. Në ASHAK ka shumë emra që mund ta bëjnë një gjë të tillë”, thotë Latifi.
Ndryshe, ky fjalor supozohet se buxhetit të shtetit i ka kushtuar qindra mijëra euro. Edhe pse i financuar nga paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës, ky fjalor luksi, vjen në kohën kur e gjithë bota digjitalizon gjithçka, e ne vazhdojmë të shtypim në letër. Po ashtu nga buxheti i varfër i Kosovës marrim para për të bërë enciklopedi të tilla familjare.
Tutje fjalori në treg ka një çmim astronomik prej 50 eurosh. Ndaj këtij fjalori ka pasur shumë reagime të shumta/FaktePlus