KEDS njofton se do të ketë punime në rrjet, ka ndërprerje të rrymës
Me qëllim të mirëmbajtjes së sistemit dhe modernizimit të tij, KEDS në vazhdimësi është duke realizuar projekte të ndryshme në rrjet në mënyrë që konsumatorët tanë të marrin shërbime cilësore të energjisë elektrike.
Për shkak të këtyre punimeve, zonat në të cilat operohet kanë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike pasiqë ekipet tona nuk mund të punojnë nën tension.
Për t’u informuar me lokacionet, kohëzgjatjen dhe llojin e punimeve, KEDS përmes uebfaqes së re www.keds-energy.com të lansuar rishtazi ju ofron mundësi të shumta të merrni secilën informatë. Gjithashtu, ju mund të informoheni për punime të planifikuara edhe përmes aplikacionit E-Kesco në telefonin tuaj.