Franca i bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Palestina
Franca u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të saj në Pakistan të largohen nga vendi përkohësisht mes protestave të dhunshme anti-franceze në të gjithë vendin, njofton BBC.
Ambasada e vendit në Pakistan paralajmëroi për “kërcënime serioze ndaj interesave franceze në Pakistan”, duke thënë që protestat po rriteshin në të gjithë vendin.
Dy oficerë policie vdiqën këtë javë në përplasje të reja me protestuesit.
Protestat u ndezën muaj më parë pasi Franca mbrojti të drejtën për të treguar karikaturat e profetit Muhamed.
Në tetor të vitit të kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron mbrojti me forcë lirinë e shprehjes pas prerjes së kokës të një mësuesi që tregoi karikatura të tilla gjatë një diskutimi në klasë.
Kjo nxiti zemërimin në pjesë të botës myslimane, përfshirë Pakistanin, ku kishte thirrje për bojkot të mallrave franceze.
Paraqitjet e profetit Muhamed konsiderohen gjerësisht si tabu në Islam dhe konsiderohen tepër fyese nga myslimanët.