Nënat morën vaksinën kundër Covid-19, gjatë muajve të shtatzënësisë, dy foshnja lindin me antitrupa
Dy foshnja vajza kanë lindur me antitrupa ndaj Covid -19 në Itali.
Ansa.it, bën me dije se dy vajzat, të quajtura Anna dhe Valentina, kanë lindur në spitalin e Padova.
Mësohet se nënat e tyre, gjatë muajve të shtatzënisë kishin marrë vaksinat kundër Covid-19.
“Dy vogëlushet e lindura, janë të parat në Itali që kanë lindur me antitrupa”, shpjegoi mjeku Gianfranco Juric Jorizzo.
Dy nënat, njëra 37 vjeçare dhe tjetra 36 vjeç, janë pjesë e stafit mjekësor, ndërkohë që mësohet, se ata nuk e kanë kaluar ende koronavirusin.