100 të arrestuar nga protestat në Bjellorusi, në mesin e tyre dhe dy redaktorë
Policia e Bjellorusisë ka ndaluar mbi 100 persona nga protestat e reja që kishin filluar të mbahen kundër presidentit Aleksandar Lukashenko, të shtunën.
Sheshi i qytetit Minsk ishte i rrethuar me automjete të policisë si dhe të gjitha rrugët që të dërgonin tek ajo pjesë ishin bllokuar, kjo pasi protesta kryesore ishte thirrur për t’u mbajtur në atë zonë.
Në tërë shtetin nuk kanë arritur të zhvillohen shumë protesta siç ishin planifikuar.
Disa video të cilat kanë qarkulluar në media online kanë shfaqur pamje të policisë që kishin ushtruar dhunë, gjatë arrestimit të 100 personave. Në mesin e personave të arrestuar ishin edhe dy redaktore të mediumit TUT, Galina Ulasik dhe Anna Kaltygina.
Protestat në Bjellorusi janë duke u mbajtur që nga gushti i vitit të kaluar, kur në zgjedhje kishte fituar sërish Lukashenko, këtë e kundërshton opozita dhe një pjesë e madhe e qytetarëve duke hedhur akuza ndaj presidentit se kishte vjedhur vota.