32 të vdekur pas aksidentit mes dy trenave në Egjipt
Të paktën 32 vetë kanë vdekur dhe më shumë se 60 janë plagosur pas përplasjes së dy trenave në jug të Egjiptit, thotë autoriteti hekurudhor i vendit.
Dy karroca u zhvendosën nga shinat dhe u përmbysën kur dy trena pasagjerësh u përplasën në provincën e Sohag.
Zyrtarët po hetojnë shkakun e aksidentit, raporton BBC.
Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi tha se do të kishte pasoja serioze për këdo që konsiderohet përgjegjës.
“Kushdo që e shkaktoi këtë aksident të dhimbshëm përmes neglizhencës ose korrupsionit, ose ndonjë gjë të ngjashme, duhet të marrë një dënim parandalues pa përjashtim ose vonesë,” shkroi ai në Twitter.