“Pilifunca e pishpirika”, legjenda Aziz Salihu shpërthen ndaj Besim Hasanit dhe të tjerëve
Legjenda e boksit kosovar Aziz Salihu, sot gjatë mbajtjes së asamblesë së Punës 2020 dhe Asamblesë së 8-të Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës e ka lëshuar sallën në mënyrë demonstrative, pasi që nga drejtuesi i deritashëm i KOK, Besim Hasani nuk u përshëndet.
Pas kësaj ngjarjeje Aziz Salihu ka folur për Reporteri.net. Ai ka sqaruar se pse u nervozua dhe doli nga salla. Salihu ka thënë se është turp që të mos nderohet fituesi i medaljes Olimpike dhe sportisti i shekullit.
“Unë jam kam fitu medaljen olimpike, jam i rrahun, i maltretum. Besim Hasani nuk më përmendi. Nuk e tha asnjë fjalë për mua. Unë po cuditna kam ba gjithcka, jam Iirrahun prej UDB-së, prej policisë kam mbet pa banesë e pa shpi e kurrë nuk kukati po bile nderomni si sportist. Prej asaj u preka shumë”, tha Salihu për Reporteri.net.
Salihu tha se nuk e ka merituar të mos nderohet.
“Nuk po di nuk po di. I ka ai do pishpirika aty e nuk bën mem çu në qosh aty si mos me kanë unë hiq. Mua me kanë thanë që kanë mem ulë me ministrin, nashta më ka harru ama nuk u kanë e para herë. Nuk kam kurrgjë kundër Besimit:, shtoi ai.
Legjenda e boksit Kosovar pret që të nderohet nga qeveria aktuale. Ai thotë se për gjithçka që ka bërë për këtë popull e meriton të ketë ndonjë post.
“Pensionin e Serbisë që e kam marrë 1 200 euro e kam refuzu, kam nejt , kam duru, ,e qira jetoj. Besim Hasani duhet me ditë ama mos të ma harron këtë që e kam ba për këtë popull. Pishpirikat kanë hi aty. Po pres prej kryeministrit që kanë mem ndihmu me ma dhanë naj post që e meritoj. 21 vjet kam boksu dhe nuk kam pas kurrfarë posti, po çuditna”, tha ai.