Alarm për bombë në dy avionë të “Turkish Airlines”
Një alarm për bombë u raportua në dy avionë të kompanisë së fluturimit, “Turkish Airline”.
Sipas Milliyet, avionët ndodhen aktualisht në aeroportin e Stambollit dhe ishin gati për të nisur fluturimin drejt Gjermanisë.
Njëri kishte si destinacion Shtutgartin dhe tjetri Mynihun.
Pas sinjalizimit, punonjësit e sigurisë i larguan avionët nga vendi ku ishin gati për nisjen duke i kaluar në një zonë tjetër të sigurt, ku po bëhen kërkimet nga forcat speciale.