Danimarka raporton dy raste të mpiksjes së gjakut dhe hemorragjisë cerebrale, një vdes
Danimarka të shtunën raportoi dy raste të stafit shëndetësor me mpiksje të gjakut dhe hemorragjisë cerebrale pas marrjes së vaksinës së kompanisë “AstraZeneca”.
Autoritetet në rajonin e kryeqytetit Kopenhagë, të cilat janë përgjegjëse për sistemin shëndetësor në atë pjesë, thanë se njëri nga anëtarët e stafit spitalor ka vdekur, ndërsa të dy e kanë marrë vaksinën e AstraZeneca-s më pak se 14 ditë para se të sëmureshin.
Agjencia Daneze e Ilaçeve konfirmoi se ka pranuar dy raporte serioze, pa dhënë hollësi të tjera rreth tyre, shkruan Reuters.
Ndryshe, disa shtete evropiane ditë më parë e pezulluan përdorimin e kësaj vaksine kundër Covid-19 për shkak të shqetësimeve rreth rasteve me mpiksje të gjakut.
Sidoqoftë, Gjermania, Franca, Italia dhe disa vende tjera e vazhduan përdorimin e saj të premten pasi Agjencia Evropiane e Ilaçeve doli me vlerësim pozitiv, duke thënë se vaksina është e sigurt dhe efektive dhe se të mirat e saj ua marrin anën efekteve negative.