Të shtënat në Atlanta: Biden dënon racizmin ndaj aziatikëve
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka kërkuar nga amerikanët që të flasin kundër urrejtjes që sipas tij atje janë duke ndodhur akte raciste.
Biden, këtë deklaratë e tha në Georgia derisa ishte takuar me udhëheqësit aziatiko-amerikanë, pas sulmit me armë zjarri që kishte ndodhur të martën në tre qendra masazhi në zonën e Atlantas.
Nga të shtënat kanë mbetur të vdekur tetë persona, përfshirë gjashtë gra aziatike.
“Krimet me motive urryese ndaj njerëzve aziatikë janë rritur gjatë pandemisë me koronavirus dhe racizmi ka qenë një helm i shëmtuar që prej kohësh e përndjek dhe e mundon kombin tonë”, ka thënë Biden, shkruan BBC.