Kaq vite u dënua sot dorasi që deshi ta vrasë Ibrahim Tatlises
Abdullah Uçmak, i cili plagosi Ibrahim Tatlises me armë në 2011, u dënua me 30 vjet burg për ‘vrasje në tentativë me paramendim’. Vendimi u mor sot në Gjykatën turke.
Këngëtari i famshëm turk, Ibrahim Tatlises, i njohur edhe në Greqi dhe Lindjen e Mesme është plagosur rëndë gjatë një sulmi në Stamboll.
Tatlises u qëllua në kokë nga një person i paidentifikuar të dielën në mbrëmje. 58-vjeçari kishte vizituar zyrat e kanalit privat televiziv turk Beyaz TV bashkë me zëdhënësin e tij.
Tatlises dhe zëdhënësi u çuan në spital ku iu nënshtruan një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Këngëtari i njohur si ‘Perandor’ dhe një prej artistëve më të mëdhenj në Turqi, u largua nga kanali televiziv pas mesnate dhe ishte duke hipur në makinë kur ndodhi sulmi.
Sipas njoftimeve në media, persona të armatosur me Kalashnikov u panë të largohen me makinë.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por disa gazeta kanë shkruar se Tatlises është qëllur më parë në këmbë në 1990, ndërsa në 1998 i shpëtoi pa lëndim një sulmi tjetër.
Ibrahim Tatlises, që është me origjine kurde dhe nga qyteti Sanliurfa, ka rregjistruar më shumë se 30 albume dhe ka luajtur në një numër filmash.
Ai ka drejtuar edhe një program televiziv.