“Ambasada amerikane ia mundësoi Kosovës blerjen e vaksinave, qeveria Hoti refuzoi pagesën”
Mikrobiologu kosovar, Lul Raka, ka rrëfyer mbrëmë për vitin e vështirë të përballjes me COVID-19.
Raka, gjatë intervistës në njërën prej mediave kosovare, ka rrëfyer edhe një moment lidhur me sigurimin e vaksinave anti-covid.
Ai u shpreh se ishte qeveria amerikane ajo e cila i kishte mundësuar Kosovës që ShBA ta blejë vaksinën për covid-19 në emër të saj, por Qeveria e Kosovës nuk kishte pranuar ta paguajë atë.
Lidhur me këtë ka reaguar profesori Safet Merovci përmes një shkrimi në Facebook, duke i kërkuar prokurorisë të angazhohen në këtë rast.
Shkrimi i plotë:
Mbrëmë në emisionin e Jeta Xharra: “Një vit me COVID-19, rrëfimi i Lul Rakës”, doli e dhëna se qeveria amerikane, sipas Ambasadës së ShBA në Prishtinë, i ka ofruar mundësinë Kosovës që ShBA ta blejë vaksinën për covid-19 në emër të saj, por që qeveria e Kosovës nuk ka pranuar ta paguajë atë vaksinë!
Shtrohet pyetja logjike: a nuk ka shteti ynë para për këtë vaksinë, apo oferta ishte njëburimore, ndërsa me qeverinë e Joe Biden nuk ka ‘lojëra’ me tenderë?