Joe Biden pajtohet se Vladimir Putin është ”vrasës”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka rënë dakord se Presidenti rus Vladimir Putin është një “vrasës”.
Kjo ndërsa shtoi se ai [Vladimir Putin] do të “paguajë” për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA, në një intervistë të ABC News transmetuar të mërkurën.
I pyetur në intervistë, nëse ai beson se Putini është një “vrasës”, presidenti Joe Biedn u përgjigj me ”Po”.
Raporti tha se Putini ka gjasë të autorizojë operacione të ndikimit që synojnë promovimin e Presidentit të atëhershëm Donald Trump dhe diskreditimin e kandidaturës së Biden.