Nëna e mbyll vajzën e saj në dhomë për 25 vjet
Jo rrallë gjendemi përballë historive shokuese dhe të pabesueshme. Një e tillë është edhe ajo e Blanche Monnier, e cila tronditi shoqërinë franceze.
Në Parisin e vitit 1876, 25-vjeçara Blanche Monnier ishte një vajzë e shoqërueshme e cila nisi të kërkonte burrin e saj të jetës para se të ishte vonë. Ajo ra në dashuri me një avokat të moshuar, të cilin nëna e saj aristokrate nuk e pëlqente. Dhe për këtë arsye, ajo e mbylli në një dhomë për çerek shekulli.
Familja, duke mos arritur ta bindte vajzën për të kundërtën, vendosi t’i jap asaj një dënim çnjerëzor.