Dy të plagosur nga automjeti që po kryente transportin e parave
Në ngjarjen e ditës së sotme, raportohet se dy persona janë plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në drejtim të një automjeti që po kryente transportin e parave, konfirmon policia.
Të dyshuarit nuk kanë arritur ta kryejnë grabitjen dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Policia po merret me rastin.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth ores 16:45 policia ka marre informaten per nje tentim grabitje te armatosur ne rrugen maxhistrale Prishtine -Gjilan .
Menjehere pas informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndermarrjen e veprimeve te nevojshme policore.
Bzuar ne informacionet e para jane ngritur dyshimet se persona te dyshuar ne rrethana qe aktualisht po trajtohen nga policia kane shtene me arme zjarri ne drejtim te automjetit qe po kryente transportin e parave.
Per pasoje dy persona pjese e kompanise qe po kryente transportin jane plagosur dhe te njejtit jane derguar ne QKUK per trajtim mjekesor.
Te dyshuarit nuk kane arritur te kryejn grabitjen por si e tille ka mbetur ne tentative, dhe te njejtit kane ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia ka filluar nje hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojne ngjarjen me qellim zbardhjen e tyre dhe identifikimin e te implikuarve.