Presidenti sirian dhe gruaja e tij rezultojnë pozitivë me koronavirus
Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad dhe gruaja e tij, Asma al-Assad kanë dalë pozitivë në testin për COVID-19.
Kështu thuhet në një deklaratë të presidencës siriane të hënën, sipas televizionit shtetëror sirian “ Ikhbariya”.
“Pasi ndjeu simptoma të lehta të ngjashme me ato simptoma me virusin COVID-19, Z. Presidenti Bashar al-Assad dhe gruaja e tij Asma al-Assad zhvilluan një ekzaminim PCR, dhe rezultati tregoi se ata ishin infektuar me virusin”, thuhet në deklaratë
“Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe në gjendje të qëndrueshme dhe do të vazhdojnë punën e tyre gjatë periudhës së karantinës së tyre në shtëpi që do të zgjasë për dy ose tre javë”.
Vendi ka regjistruar 1,063 vdekje dhe 15,981 raste nga virusi deri më tani, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton CNN.