BE kontratë me Moderna për 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19
Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje për blerjen e 300 milionë dozave shtesë të vaksinës Moderna kundër COVID-19, pas një kontrate të parë prej 160 milionë dozash vaksine, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Marrëveshja përfshin blerjen e 150 milionë dozave, të destinuara për shpërndarje në tremujorët e tretë dhe të katërt të vitit 2021, me një mundësi prej 150 milionë doza shtesë në vitin 2022”, theksoi kompania në një deklaratë.
Në total, BE pritet të ketë 310 milionë doza të vaksinës Moderna këtë vit.