Komisioni për Arsim zhvillon takim me anëtarët e AShAK-ut
Sot para Komisionit Parlamentar për Arsim do të raportojnë anëtar të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Ky raportim i tyre pritet të bëhet pas publikimit të një hulumtimi për ASHAK-un që është bërë javë me parë, e që raporti ka evidentuar mjaft shkelje.
Në atë mbledhje të komisionit kur ishte paraqitur raporti, Kushtrim Koliqi nga “Integra”, kishte thënë se Akademia e Shkencës në Kosovë është në gjumë dhe gërryen paranë publike. Sipas tij, ASHAK ishte dashur të jetë më aktive, të gjeturat janë brengosëse dhe neveritëse. Shkelzen Gashi, autori i këtij hulumtimi patë thënë se ASHAK nuk ka asnjë projekt të rëndësishëm për vendin, ndërsa, në bazë të hulumtimeve, kryetari saj, Nexhat Daci ka bëtë plagjiaturë. Pagat e larta prej 1300 deri 1500 euro dhe mos arsyetimi i tyre për punën e bërë në Akademi, sipas tij, është shqetësuese.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi pritet që të zhvillojë sot një takim.
Takimi do të zhvillohet me anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës pritet të nis në ora 13:00 në sallën N 303 në Kuvendin e Kosovës.