Identifikohen 7 variante të reja të COVID-19 në SHBA
Shkencëtarët kanë identifikuar shtatë variante të reja të koronavirusit që janë shfaqur në Shtetet e Bashkuara, sipas një studimi ende në pritje për t’u miratuar.Të shtatë variantet përmbajnë një mutacion të ngjashëm dhe kanë qenë të shfaqura që në korrik të vitit 2020.
Shkencëtarët thonë se nuk është për t’u habitur që ata po identifikojnë me kaq vonesë variantet e reja në SHBA, por shtojnë se është shumë herët për të ditur se çfarë efekti të ndryshëm do të kenë ato tek amerikanët.
Variantet e reja të virusit i shtohen një liste në rritje variantesh që gjenden tashmë në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë ato të zbuluara së pari në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut.
Shkencëtarët gjithashtu kanë identifikuar variante që janë shfaqur për herë të parë në territorin amerikan, siç janë ato me origjinë në Zonën e Gjirit të San Franciskos, Kaliforninë Jugore dhe shtete qendrore.