E trishtë, mendoi se mundi kancerin dhe bëri planet për dasmë, vdes 27-vjeçarja
Britani – Një 27-vjeçare, nënë e një djali ka ndërruar jetë nga kanceri vetëm disa javë pasi mjekët i thanë se “ishte pastruar”.
Ashleigh Whitaker, luftoi me sëmundjen e njohur si “Ewing Sarcoma” për një vit dhe në dhjetor të vitit të kaluar i thanë se e kishte fituar betejën.
Partneri i saj, Mithcell Antrobus, 30 vjeç tha se e fejuara e tij ishte e gëzuar për të ardhmen dhe kishte filluar që të kërkonte për fustane dasmash për ceremoninë e tyre.
Megjithatë, gëzimi i tyre mori fund më 30 janar kur ajo nuk ndihej mirë dhe u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Brenda pak orësh, mjekët i thanë se kanceri ishte rikthyer dhe një ditë më vonë, Ashleigh ndërroi jetë.
Ajo dhe Mitchell ishin bashkë prej 10 vitesh dhe kishin një djalë, të cilin e quajtën Jordan. I dëshpëruar nga kjo humbje, Mitchell tha: “Ashleigh ishte personi më i kujdesshëm dhe më i dashur që mund të njihje. Ajo ecte dhe thjesht e ndriçonte dhomën. Ajo i jepte energji pozitive kujtdo që e takonte.
Ishte nënë shumë e mirë dhe fëmija ishte e gjithë bota për të. Ajo donte më shumë nga kjo jetë por u largua. Nuk duket si diçka reale që ajo ka ndërruar jetë, duket si makth. Nuk mund të bëj asgjë por ndihem i dëshpëruar”.