Zgjedhjet e jashtëzakonshme: Vetëm dje në Kosovë kanë hyrë mbi 20 mijë persona
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës kanë shtyrë shumë mërgimtarë që të nisen për në Kosovë që të votojnë, shkruan FaktePlus.
Në një përgjigje të Policisë së Kosovës, thuhet se vetëm dje kanë hyrë në Kosovë 7316 vetura, që zbërthehet në 20 mijë e 713 persona.
Ndërsa, zëdhënsja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara i ka thënë FaktePlus se sot do të realizohen 29 fluturime për në Kosovë.
“Dje në Kosovë kanë ateruar 15 fluturime, ndërsa sot pritet të aterojnë 29 fluturime.”, ka thënë Gara.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen të dielën më 14 shkurt, pasi Kushtetuesja e rrëzoi Qeverinë Hoti. KQZ ka njoftuar se me të drejtë votë janë 1 milione 800 mijë qytetare./FaktePlus/