Hajdari i PDK-së: Sportistëve duhet t’iu krijojmë kushte, e jo vetëm të krenohemi kur arrijnë suksese
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari ka takuar volejbollistët në Drenas.
Ai me këtë rast iu ka premtuar kushte të mira.
Hajdari ka thënë që volejbollistëve do t’ia bëjmë të qartë që Rimëkëmbja po vjen.
Postimi i plotë:
Me Volejbollistët drenicas, kategoria e meshkujve dhe femrave, patëm mundësinë e mirë që të diskutojmë për mënyrën sesi programi i Rimëkëmbjes i adreson sfidat e tyre.
Sportistëve duhet t’iu krijojmë kushte, e jo vetëm të krenohemi kur arrijnë suksese. Natyrisht që Partia Demokratike e Kosovës dhe unë si kandidat për deputet, e kemi të qartë se si duhet ta bëjmë këtë, dhe poaq të qartë u munduam t’ua bëjmë edhe këtyre djemve e vajzave të jashtëzakonshme.
Rimëkëmbja po vjen!
#PDK134 #Rimëkëmbje
#EnverHoxhaj1
#petrithajdari70
Petrit E. Hajdari