PDK-ja shpall fitoren e hershme në Drenicë
Partia Demokratike e Kosovës pas takimit, shpalli fitoren e hershme në Drenicë.
Këtë e thotë kandidati për deputet i kësaj partie, Bekim Haxhiu i cili përmes një postimi në Facebook të shoqëruar me fotografi që tregojnë ambientin festiv dhe mbështetës të drenicakëve.
“Festa e fitores së PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit ka filluar që sot në Drenicë.
Në këtë festë të madhe po mungojnë çlirimtarët e vendit për të cilët ndiejmë dhimbje por edhe krenari.”, ka shkruar Haxhiu.
Sipas tij, ky është sondazhi i popull nga të cilët po marrin mbështetje si parti garuese në zgjedhjet e 14 shkurtit.